Vendosni fjalën kyçe....

Mediu prezanton kandidatin e opozitës për Fierin: Koha për t’i dhënë vlerë vendit jo varfërisë, krimit e korrupsionit


Kreu i Partisë Republikane ka prezantuar kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Fierit Edvar Kodheli.

Gjatë takimi ku merrte pjesë edhe deputeti i PD-së Luan Baçi e kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, Mediu theksoi se 14 maji nuk është lufta për fitoren e një partie apo një bashkie, por lufta për fitoren e së  mirës mbi të keqen.

Ai shtoi se është koha për t’i dhënë vlerë Shqipërisë e qytetarëve dhe jo varfërisë, krimit e korrupsionit.

“Kjo nuk është lufta për fitoren e një partie apo kryetar bashkie thjeshtë për z Kodheli. Është lufta për fitoren e të mirës mbi të keqen, është përballja për ti dhënë vlerë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo varfërisë, krimit dhe korrupsionit. Së pari më lejoni të them dy fjalë për kandidatin siç e njoh unë. Evdar Kodheli është përfaqësues i shoqërisë civile dhe ne duam një kyebashkiak që të jetë jo i partive, por i qytetarëve të Fierit. Ne sot jemi këtu për të kërkuar nga gjithsecili nga ju që të qëndrojmë së bashku dhe çdo votë për Partinë Republikane, Partinë Agrare, çdo votë opozitare e qytetare të jetë dhe votë për Kryetarin e Bashkisë Evdar Kodheli. Ky është moment i rëndësishëm por dhe i vështirë. Ky pushtet kërcënon këdo që i vihet përballë duke kërcënuar për largim nga puna, për shkatërrim biznesi, për grabitje prone, duke të ofruar për të blerë votën dhe nderin, të ardhmen e fëmijëve tuaj.”