Vendosni fjalën kyçe....

OBSH jep alarmin për ‘rrezik biologjik’ pas pushtimit të laboratorit nga luftëtarët sudanezë – CNN


Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të martën për një ‘rrezik të madh biologjik’ pasi luftëtarët sudanezë pushtuan ‘Laboratorin Kombëtar të Shëndetit Publik’ në kryeqytetin Khartoum, teksa kombet e huaja kanë rritur përpjekjet e shpejta të evakuimit nga vendi të qytetarëve të tyre.

Përleshje të rënda shpërthyen midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), grupi paraushtarak që lufton me ushtrinë për kontrollin e vendit, në pjesën veriore të shtetit Khartoum. Dy palët ndërluftuese akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.

Numri i njerëzve të vrarë në Sudan që nga shpërthimi i dhunës njëmbëdhjetë ditë më parë ka arritur në të paktën 459, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë, me të paktën 4,072 të plagosur.

Laboratori i sekuestruar një ‘bombë mikrobesh’ e mundshme

Një burim i rangut të lartë mjekësor tha për CNN se laboratori, i cili përmban mostra sëmundjesh dhe materiale të tjera biologjike, ishte marrë nën kontroll nga forcat RSF. OBSH nuk caktoi përgjegjësit për konfiskimin e laboratorit, por tha se teknikët mjekësorë nuk kishin më qasje në objekt.

Nima Saeed Abid, përfaqësuesi i OBSH-së në Sudan, e përshkroi zhvillimin si ‘jashtëzakonisht të rrezikshëm, sepse ne kemi izolime polio në laborator, kemi izolime të fruthit në laborator, kemi izolime të kolerës në laborator’.

“Ekziston një rrezik i madh biologjik i lidhur me pushtimin e laboratorit qendror të shëndetit publik në Khartoum nga njëra prej palëve luftarake,” shtoi ai.

OBSH tha në një deklaratë për CNN se ‘teknikët e trajnuar të laboratorit nuk kanë më qasje në laborator’ dhe se objekti kishte pësuar ndërprerje të energjisë, që do të thotë ‘nuk është e mundur të menaxhohen siç duhet materialet biologjike që ruhen në laborator për qëllime mjekësore’.

Burimi mjekësor i tha CNN se ‘rreziku qëndron në shpërthimin e çdo konfrontimi të armatosur në laborator, sepse kjo do ta kthejë laboratorin në një bombë mikrobike’.

“Kërkohet një ndërhyrjee menjëhershme dhe e shpejtë ndërkombëtare për të rivendosur energjinë elektrike dhe për të siguruar laboratorin nga çdo konfrontim i armatosur, sepse ne po përballemi me një rrezik real biologjik”, shtoi burimi.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNN