Vendosni fjalën kyçe....

Padia kundër VKM-së për sekuestrimin e pronave, shtyhet për herë të dytë seanca në Kushtetuese


Deputeti i PD-së Gazment Bardhi reagoi pas shtyrjes për herë të dytë të seancës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me padinë e demokratëve kundër VKM-së së kryeministrit për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje.

Sipas Bardhit Gjykata Kushtetuese ka kërkuar praninë në seancë të 28 deputetëve, ndërkohë që ai tha se në seancë kishin shkuar dy përfaqësues.

Ai tha se gjykata po ndjek hapat e Edi Ramës.

“Ndërkohë sa i përket debatit konstatuam se e njëjta trupë gjykuese ka vendosur një standard të ri gjykimi, duke zvarritur edhe më tej këtë çështje, ndërsa na e bënë të ditur sot. Bëhet fjalë për godinën e Cet Kastratit. Duhet të na e bëjë me dije që mos të harxhojmë kohën. Nëse iu është betuar që to përgjigjet këtyre individëve, të na e bëjë me dije që mos të harxhojmë kohë…PD është përfaqësuar me të njëjtin autorizi,. Nuk është ngritur asnjëherë ku pretendim. Ngrihet për një çështje ku ka shantazh nga Edi Rama. Ai ka marrë në mbrojtje ndërtimin pa leje të Çet Kastratit. Kjo bëhet për llogari të një oligarku. Është irrituruese. Nuk ka ndodhur kurrë që të jenë dy deputetë nënshkrues në seancë dhe s’mund të vijnë të flasin 28 deputetë. Gjykata e shtyn me ditë të tjera, pasi e shtyhu një herë me një vendim absurd.” – tha ai.