Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi i Bashkisë Patos rrëfen dhunën nga shefi: S’plotësova formularin që kishte të bënte me zgjedhjet


Një qytetar, punonjës në bashkinë e Patosit Bato Dalipaj, denoncoi dhunën ndaj tij prej përgjegjësin të ndërmarrjes.

Bato Dalipaj tha në një intervistë për News24 se ishte dhunuar pasi nuk kishte firmosur formularin për numrin  e anëtarëve të familjes, që sipas tij ka të bëjë me zgjedhjet e 14 majit.

Qytetari tha se kishte dhimbje të forta në kokë ndërsa rrëfeu se ishte dhunuar nga shefi i tij Petrit Pëllumbi, menjëherë pasi kishte refuzuar të firmoste formularin.

“Gjatë gjithë natës kam pasur dhimbje të forta koke. Nuk pranova të plotësoj formularin që më dhanë. Formulari kishte të bënte me zgjedhjet. S’kam pasur konflikte të mëparshme me askënd. Në ketë punë kam 10 muaj, me kohë të pjesshme. Në ketë punë që bëj marr 12.000 lekë në muaj.” – tha ai.