Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko prezantoi programin për Bujqësinë dhe Mjedisin, në prani të ekspertëve të njohur të bujqësisë dhe mjedisit.
Bejko prezantoi disa pika kryesore të programit për të ringritur bujqësinë, ku midis të tjerave tha se përveç funksionimit të plotë i të gjithë rrjetit ujitës që shtrihet në territorin e zonave rurale të Bashkisë Tiranë, është edhe rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale gjithsej rreth 250 km.
1.Vendosja në funksionim të plotë i të gjithë rrjetit ujitës që shtrihet në territorin e zonave rurale të Bashkisë Tiranë dhe që është në administrim nga kjo bashki. Përgjatë katër viteve e gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore do të ketë mundësi ujitje të plotë.
2.Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka patur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermere. Ndërtimi i së paku pesë tregjeve të produkteve bujqësore në pikat hyrëse të qytetit të cilat do të kenë vend specifik për fermerët e Malësisë së Tiranës, zonës së Kamzës, zonës së Baldushkut dhe Ibës, zonës së Arbanës dhe Selitës.
3.Mbështetje financiare për të gjitha iniciativat që synojnë standardizimin cilësor dhe certifikimin e produkteve vendore, paketimin e tyre dhe ngritjen e aktiviteteve industriale të lehta.
Eksperti i njohur i mjedisit Ramiz Metaliaj tha se Tirana ka një ndotje ndër më të lartat në Bashkimin Europian, ndërsa mungon uji i pijshëm 24 orë. Prandaj ai propozoi pika konkrete që lidhen me ndërtimin e 3 parqeve të gjelbra në Kashar, Mullet dhe Paskuqan, dhe kushtëzimin e lejeve të ndërtimit.”, tha Bejko.