Flamur Noka “ka dënuar ashpër” posterin e Belind Këlliçit me gishtin e mesit të shfaqur në rrugët e Tiranës.
Botuesi i gazetës TemA ka publikuar një video montazh ku deklarata e Nokës për rastin e ish-ambasadorit të OSBE-së Borchard i është mbivendosur imazheve të kronikës televizive për posterin e Këlliçit.
Flamur Noka dhe të tjerë nga opozita e dënuan atëherë ngritjen e gishtit nga ambasadori por për gishtin e Këlliçit nuk ka reaguar asnjë nga radhët e Partisë Demokratike.
“Bëri një gjest prej alabaku prej rrugaçi prej ordineri, të pahijshëm, të paturpshëm, gjest të neveritshëm duke ngritur gishtin e mesit”-deklaronte në atë Noka.
“Sot Muli më ka kënaqur me reagimin e tij. Ka dinjitetin e tij njeriu”-shkruan me ironi Mero Baze teksa përshkruan video-montazhin e publikuar.