Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Ardian Nikulajt, kontrolle në Gjadër, policia gjen veshje që dyshohet se i përkasin autorit


Kontrollet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj kanë vijuar në Gjadër.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se policia ka arritur të gjejë në një banesë disa veshje, të cilat dyshohet se i përkasin autorit që u largua me motor pas ngjarjes.

Mbetjet e rrobave janë sekuestruar dhe do të dërgohen në laborator për ekzaminime të mëtejshme.

Vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka qenë i vendosur për të kryer ekzekutimin në momentin më të përshtatshëm, të cilin e ka pritur disa ditë.

Pamjet e kamerave të sigurisë në pedonalen e Shëngjinit kanë fiksuar autorin me të njëjtin mjet dhe me të njëjtën veshje edhe në datat 17 dhe 18 prill.

Ai ka qëndruar pa lëvizur për orë të tëra para lokalit “Coral” në pritje të momentit kur objektivi i tij do të ishte vetëm. Momenti i përshtatshëm u krijua rreth orës 13.30 të datës 19 prill kur Ardian Nikulaj u ul në një tavolinë vetëm.

I dyshimtë për policinë ishte një shtetas anglez i prezantuar si turist i cili ka qëndruar në Shëngjin nga data 14 deri më 19 prill. Fill pas vrasjes ai është larguar nga Shqipëria, por intervistimit ata u lanë të lirë.

Policia dyshonte së në fshatin Kukel të Gjadrit ku autori humbet gjurmët mund të ishte transportuar nga një mjet “Land Rover Discovery”,  por pas 2 ditësh verifikime kjo pistë ra poshtë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel