Vendosni fjalën kyçe....

Begaj vizitë zyrtare në Kroaci: Marrëdhëniet mes vendeve të shkëlqyera, investimet kroate të mirëpritura


Presidenti Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci.

Gjatë takimit me homologun e tij Zoran Milanoviç, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe forcimi i sigurisë rajonale.

Begaj tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në ditët e tyre më të mira ndërsa shtoi se investimet kroate në të gjitha fushat janë të mirëpritura.

“Më lejoni që në këtë konferencë të falënderoj mikpritësin dhe mikun tim, presidentin e Kroacisë për pritjen e përzemërt. Kjo është vizita e dytë e imja si president jashtë vendit, pas asaj të Kosovës. Fokusi ishte forcimi i bashkëpunimit, axhenda e integrimit evropian si edhe zhvillimet rajonale. Marrëdhëniet shqiptare kroate janë në ditën më të mirë falë marrëdhënieve të shkëlqyera historike mes dy vendeve.

Ata kanë në themel të tyre prioritet e politikës së jashtme të dy vendeve. Në këto tre dekada kemi krijuar një kapital që është mjaft i mirë i bashkëpunimi ekonomik, diplomatik e politik. Ndamë bindjen se pavarësisht nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe se marrëdhënieve tregtare, ende mbetet shumë për të bërë në bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Vlerësova se në këtë drejtim duhet të bëjmë më shumë. Investimet kroate janë të mirëpritura, veçanërisht në fushën e turizmit dhe energjisë, por edhe në fusha të tjera, si infrastruktura, bujqësisë. Për një ndërlidhje më të mirë mes dy vendeve ne ndikim drejtpërdrejtë të turizmit ka ardhur koha që të ketë linjë ajrore direkte mes dy vendeve, apo ndërlidhje mes porteve të dy vendeve.” – tha Begaj.