Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama ka çdo pushtet në duart e tij, e përdor për të larguar shqiptarët nga vendi


Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim elektoral në Valias të Kamzës, teksa nuk ka kursyer sulmet ndaj kryeministrit Rama duke thënë se çdo pushtet është në duart e tij e përdor atë për të larguar shqiptarët.

Berisha thotë se është vendimtare të largohet Rama nga pushteti, pas këtcënimeve të tij se do shkelmojë kushtetutën dhe nuk do japë fonde.

“Sot ai ka çdo pushtet në duart e tij dhe e përdor atë pushtet tërësisht për të larguar shqiptarët nga vendi. Është vendimtare që të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Edvin guxo se ti ke çdo gjë përveç burrërisë dhe trimërisë. ai kërcënon se do shkelmojë kushtetutën dhe nuk do japë fonde. Nuk do japësh fonde se do marrësh qatë që meriton. Sillesh si despot dhe përdor gjuhë halabaku. Në fund të fundit je një bastard i xhelatëve të shqiptarëve. Miqtë e mi, rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore ha[ dyert për largimin e shpejtë të pashmangshëm të Ramës nga pushteti. Ai e ndjen dhe dridhet nga kjo”, u shpreh Berisha.