Vendosni fjalën kyçe....

Biden kërcënon Korenë e Veriut me asgjësim


Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të mërkurën se një sulm bërthamor i Koresë së Veriut ndaj vendit të tij ose Koresë së Jugut do të ishte një dënim për Phenianin.

Sipas një marrëveshjeje të re midis Uashingtonit dhe Seulit, SHBA-të do t’i përgjigjen një sulmi të tillë me armë bërthamore, shtoi presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.

“Një sulm bërthamor nga Koreja e Veriut kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve apo partnerëve të saj është i papranueshëm dhe do rezultojë në fundin e çdo regjimi që do ndërmerrte një veprim të tillë”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur së bashku me Biden, Yoon deklaroi se ‘paqja e qëndrueshme në gadishullin Korean nuk ndodh automatikisht’.

“Ne mund të arrijmë paqen përmes epërsisë së forcave dërrmuese dhe jo një paqeje të rreme të bazuar në vullnetin e mirë të palës tjetër,” tha Yoon, duke shtuar se në rast të një sulmi bërthamor nga veriu, SHBA dhe Koreja e Jugut do të ‘përgjigjen duke përdorur me shpejtësi, dërrmuese dhe me vendosmëri forcën e plotë të aleancës, përfshirë armët bërthamore të SHBA-së’.

Fjalët e Biden i bëjnë jehonë atyre të paraardhësit të tij, Donald Trump, i cili në vitin 2017 paralajmëroi Korenë e Veriut se do të përgjigjej me ‘zjarr dhe tërbim siç bota nuk e ka parë kurrë’ nëse vendi kërcënon SHBA-në me armë bërthamore.