Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, i ftuar sot në emsionin “Real Story” tha se nëse do fitojë ai, do të mbyll inceneratorin e Elbasanit.
Boçi shtoi se do të krijonte një landfill që do menaxhonte plehrat vetëm të Bashkisë, jo të qarkut.
“Do e mbyllja inceneratorin, do e kaloja në shkallët ligjore, vendimi i përket Këshillit Bashkiak, por vendimi kryesor i takon qytetarëve. Si mund të dalim nga kjo? Pse duhet ta bëjë Elbasani që të grumbullojë të gjitha mbeturinat e qarkut? 70 mijë ton plehra ka Elbasani, të bëhet një landfill me një kosto 2 mln euro, t’i grumbullojë në modelin e landfillit të Bushatit“, tha Boçi.
Boçi ndër të tjerash tha se ndjeu dhembshuri për Ramën gjatë fjalimit të tij sot në Elbasan.
Kujtojmë këtu se kryeministri Rama thumboi sot në takimin me vajzat dhe gratë në Elbasan, kandidatin Boçi, në lidhje me disa kontrata konsulenete, të zbuluara këto nga Hashtag.al.
Më tej, Boçi, etiketimet si “Boçja që nuk çel” apo “Luluçi”, për Boçin janë një tregues për degradimin politik të kryeministrit Edi Rama.
“Nuk është vetëm çështje gjuhe, por e vazhdueshme që e ka përdorur në një takim tjetër, nuk prekem se vij nga politika, por më vjen keq që e bën ky person që kur mori pushtetin, bënte si qeraman, që atë e kishin ofenduar rëndë, që i kishin ardhur deri te shtëpia, më është dhimbur atëherë dhe sot tek dëgjoj këtë ligjërim politikë aq më tepër me gratë e Elbasanit, kur bën këtë teatër absurd, kuptohet që është kap nga një hall i madh, më dhimbset se është degraduar politikisht. Ka qenë i mbajtur mirë, por që është real konkret dhe i prekshëm”, tha Boçi.
Ai ka sqaruar edhe një prej pikave të programit të tij, që është ndërtimi i një “shesh xhirimi”, që Rama e ka sulmuar jo pak.
“Përmendi 400 mln, e ka kompleks nga inceneratorët, kurrë në ligjërimin tim politik nuk kam përmendur që paska një investitor që do sjellë 400 mln, personi në fjalë është përfaqësues i Feder Company, nënshkrimi ynë ka të bërë me krijimin e një marke të mbjtorur “Made In Elbasan”, si vaji i ullirit, nuk është investitor, është gënjeshtër e madhe, është përfaqësues i një kompanie ndërkombëtare, ëhstë një marrëveshje paraprake. Nëse ka projekte dhe të ideuar për bashkitë, mënyrat janë të ndryshme, nga BERZH, Banka Europiane apo garanci sovrane. Cilësia shihet te impakti social dhe ekonomik.” tha Boçi.