Detaje të reja janë zbardhur lidhur me dinamikën e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Policia ka shpallur në kërkim 6 persona për vrasjen e Nikulajt ku rezultojnë se të gjithë janë arratisur nga Shqipëria.
Raportohet se ka qenë e dashura e organizatorit, Edmond Haxhisë, e cila ka treguar të gjithë ngjarjen.
Ajo ka rrëfyer të gjitha takimet që Edmond Haxhia kishte me grupin e vrasësve dhe bashkëpunëtorët e tjerë.
Po ashtu janë edhe disa kamera sigurie që kane filmuar Edmond Haxhinë me grupin e vrasësve.
Informatori anglez i cili prej ditësh qëndronte në hotelin e viktimës është pikasur nga kamerat e Aeroportit të Rinasit që në një nga tualetet të ketë hyrë dhe ka ndërruar rrobat.
Shtetasi anglez Steven Hunt shkoi i qetë në hotel Coral në pronësi të Adrian Nikulajt, për të mbikëqyrur çdo lëvizje të tij e për të informuar më vonë ekzekutorin portugez Ruben Saravia.
Ndërkohë që vrasësi portugez Ruben Saraiva është larguar nga pika kufitare e Kapshticës dhe ka mbërritur në rrugë tokësore për në Turqi, me destancion final Britaninë e Madhe.
Ekzekutori ka hyrë në Shqipëri më date 11 shkurt 2023 dhe është larguar në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Ai ka ndenjur në fshatin Kakarriq ndërkohë që për të justifikuar qëndrimin e gjatë thuhet se i thoshte fshatarëve se ishte i dashuruar me një shkodrane por familja e saj nuk e donte këtë lidhje për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës.
Portugezi Ruben Saravia i cili akuzohet ekzekutues i Ardjan Nikualjt në Shëngjin, madje ka blerë motorin me të cilin lëviztë mes Lezhë dhe Shkodrës, ne internet nëpërmjet rrjetit te shit-blerjeve “Merrjep.al”, duke thënë se do t’ia dhuronte të dashurës për Shën Valentin.
Ndërsa Edmond Haxhia, shqiptari që dyshohet se organizoi të gjithë vrasjen, një ditë pas ngjarjes më 20 prilli u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.