Vendosni fjalën kyçe....

Gërvalla në OKB: Daçiç u lejua të flasë në serbisht, mua më ndalua të flas në shqip


Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz në fillim të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç u lejua që të flasë në gjuhën e popullit të tij në seancë, derisa asaj si përfaqësuese e Republikës së Kosovës nuk iu pranua kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe.

Megjithatë Gërvalla ka thënë se fjalimin e saj do ta vazhdojë në gjuhën angleze.

“Edhe unë bëra kërkesë që të flasë në gjuhën shqipe, por diçka e tillë nuk mu aprovua. Megjithatë do të vazhdojë të flasë në gjuhën angleze”, ka thënë Gërvalla.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në seancën për Kosovën në Këshill të Sigurimit duke thënë se Serbia s’do të votojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.

Ai ka thënë se Serbia asnjëherë s’do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kosova për ne është sui generis sa është Jerusalemi për izraelitët dhe Meka për myslimanët dhe Vatikani për katolikët. Dua të theksoj se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të një anshme. Dhe nuk do të votojmë që ajo të bëhet anëtare e OKB-së. S’ka mundësi që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, s’ka shumicë”, ka thënë Daçiç.

Ai ka thënë se Beogradi dëshiron që ta dijë nëse Kosova do ta implementojë një obligim të cilin e ka marrë para dhjetë vitesh, përndryshe s’do të ketë kurrfarë marrëveshje.

“Duhet të dimë nëse obligimi i marrë para 10 vitesh për formimin e Asociacionit është diçka që duhet të ndodhë menjëherë, përndryshe s’do të ketë kurrfarë marrëveshje”, ka thënë Daçiç