Shefi i PR-it në PD, Alfred Lela, ka ngritur gishtat e mesit njësoj si kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçi në posterin e fushatës, që shkaktoi reagime të shumta kundër.
I ftuar në emisionin Open në New24, Lela ngrishti dy gishtat e mesit lart teksa shpjegonte kuptimin simbolik sipas tij të mesazhit të Këlliçit.
Ai shtoi gjithashtu se ishte i habitur me zulmën e krijuar nga posteri, që sipas Lelës e ka të qartë mezazhin.
“Ashtu thuhet, jo ashtu duket, duket sikur…ai e thotë i drejtohet korrupsionit ne themi duket sikur. E thotë shumë qartë, kështu i drejtohet korrupsionit në Tiranë. Ai e ka thënë, jo duket se. Habitem me gjithë mend me këtë zulmën e madhe për t’i veshur gjëra që nuk janë dhe për të hequr gjëra që janë nga posteri. Ato që s’iu pëlqejnë i hiqni dhe ato që ju pëlqejnë por që s’janë, i vini. Jam i qetë, më kap pasioni i fake news-it mbi për diçka që duket qartësisht. Ne kemi ndërmend vetëm të japim një mesazh të qartë. Të shqetësohen vetëm të korruptuarit. Posteri është i qartë, e ka vetëm me një grup, një sekt ” – tha Lela.