Vendosni fjalën kyçe....

Irani sekuestron në Gjirin e Omanit anijen me naftë


Irani sekuestroi një anije cisternë me nafte me flamurin e Ishujve Marshall në Gjirin e Omanit në ujërat ndërkombëtare, tha Marina e SHBA-së. Ky është rasti më i fundit në një seri konfiskimi dhe sulmesh ndaj anijeve tregtare në ujërat e Gjirit që nga viti 2019.

Televizioni shtetëror iranian IRIB News raportoi në kanalin e tij Telegram se marina iraniane kishte kapur një anije me flamur të Ishujve Marshall, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Marina e SHBA-së e identifikoi anijen si Advantage Sweet e cila, sipas të dhënave të gjurmimit të anijes Refinitiv, është një cisternë Suezmax, e cila ishte marrë me qira nga kompania kryesore e naftës Chevron dhe ishte ankoruar për herë të fundit në Kuvajt.