Në vijimin e bisedës në studio tek ‘Çim Peka Live’, kandidati i opozitës për kryetar bashkie, Belind Këlliçi, tregoi se plani i tij për të shpëtuar Tiranën njëherë e përgjithmonë, nuk ka në fokus vetëm transoportin publik por shumë lehtësira të tjera, të cilat do të vijnë përmes semaforëve inteligjentë, nënkalimit në sheshin “Skëndërbej” si dhe ndëpërmjet aplikacionit që ndihmon drejpërdrejt në rezervimin e një vend parkimi.
Këlliçi tha se ka dy muaj që po e shpalos gjithë programin e tij ditë pas dite për ta sqaruar.
“Një qytetar del nga shtëpia qoftë për të çuar fëmijët në kopshte apo në çerdhe, për shkak të mungesave të theksuar të çerdheve, kopshteve dhe shkollave në Tiranë, në kryeqytet. T’ju jap një statistikë, në këto moment që ne flasim, Tirana ka 50500 fëmijë nga mosha 0 deri në 6 vjeç , ndërkohë që ka 39 çerdhe dhe 46 kopshte mjaftueshëm për të akomoduar vetëm 12 mijë fëmijë.
Pra 38500 fëmijë të tjerë detyorhen prindërit të mos i çojnë në njësitë e tyre, në zonat e tyre ku banojnë, por t’i çojnë në një distancë shumë më të largët, që do të thotë janë orë të tëra të shpenzuara në trafik, kosto dhe stress, amortizim i mjeteve të tyre dhe sigurisht një kosto e shtuar për qytetarët . Kam dy muaj që po e shpalos gjithë programin ditë pas dite dhe etap pas etape, pra flas një çështje mundohem ta sqaroj dhe dal te tjetra. Për një aryse të caktuar unë kam dy muaj që pyetem a do jetë vetëm autobuzi mjeti i vetëm që kam menduar për të lehtësuar trafikun dhe unë kam thënë ”Jo nuk është vetëm përdorimi i transportit publik, është edhe nënkalimi në sheshin Skëndërbej, do jenë dhe semaforët inteligjentë dhe mundësitë për të parkuar me ndihmën e këtij shërbimi”. Janë një sërë masash që po ndërmeren për të targetuar 5 ose 6 problematika kyçe që ka mobiliteti në Tiranë. Rrugët e qytetit janë të bllokaura, qëndra është një kakofoni e madhe.” tha Këlliçi.