Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë e kandidati Qori prezantojnë programin me 10 pika për Tiranën


Lëvizja Bashkë, që garon me Arlind Qorin në Tiranë në zgjedhjet e 14 majit, ka prezantuar programin për kryeqytetin.

Dokumenti prej 30 faqesh përmbledh vizionin dhe planin e Qorit për bashkinë e Tiranës.

Ai është i ndarë në 10 kapituj, me nga  një syresh për secilën kategori si plani urbanistik, strehimi, transporti, uji, arsimi, mbetjet, fshati, buxheti, gratë e komunitetet emargjinalizuara dhe demokracia e transparenca.

Në shënimin e Lëvizjes Bashkë, thuhet se programi është frut i një pune  të gjatë nga një ekip profesionistësh dhe përfshin problematikat kryesore të bashkisë.

Lëvizja thekson se programi është  në shërbim të qytetarëve e  jo oligarkëve.

Më poshtë është dokumenti i programit

Programi i Lëvizjes Bashke për Tiranën

“PROGRAMI PËR TIRANËN – LËVIZJA BASHKË

“Tirana, qyteti ynë” është programi qeverisës për të cilin ka nevojë Tirana. Ky program është produkt i një pune të gjatë nga një ekip profesionistësh nga fusha të ndryshme.  Bazuar në raportet ndërkombëtare dhe të dhënat nga institucionet e ndryshme shtetërore, ne kemi evidentuar problematikat kryesore të qytetit dhe ju propozojmë alternativat e nevojshme për një Tiranë tjetër.  Ky është vizioni ynë i përbashkët për Tiranën e qytetarëve, jo të oligarkëve. Tiranën me parqe e kënde lojërash, jo me kulla e pa trotuarë. Tiranën e trashëgimisë kulturore, jo atë të xhunglës së betonit. Tiranën me shkolla, ujë të pijshëm, e transport publik cilësor e të përballueshëm. Bashkë, sepse Tirana është qyteti ynë! https://bit.ly/LEVIZJA-BASHKE-PROGRAMI-2023” – thuhet nëpostimin e Lëvizjes Bashkë në Facebook.