Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar fletëthirrjen për paraqitjen në seancë gjyqësore të trashëgimtarëve të të pandehurit Enver Sheshi i cili nuk jeton më.
Gazetarja shkruan se çështja ndaj të pandehurit duhej të ishte pushuar për dy arsye, një që nuk jeton më dhe e dyta sepse është gjykuar njëherë për të parën.
“Ma përshkruaj drejtësinë sa me thjesht ?
Po ja, ndërron jetë në burg qytetari i quajtur Enver Sheshi. Gjatë gjykimit paraprak çështja ndaj tij pushohet për dy arsye:
– e para se nuk jeton më
– e dyta sepse ishte gjykuar njëherë dhe s’mund të gjykohej për herë të dytë , për të njëjtën vepër.
Por drejtësia vazhdon ta kërkojë në gjykim edhe mbas vdekjes.
Nejse . Mbase drejtësia jonë kërkon të jetë Zoti”-shkruan Hoxha.