Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nëse guxon të prekë një votë, Rama të gjejë vend të futet


Në vazhdimin e bisedës në studio në emisionin “Frontline” në News24, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, vijoi  se çështja e emrit të kreut të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletët e votimit për këshillat bashkiakë për 14 majin, është një imponim që është bërë nga kryeministri Edi Rama.

Ai ka shtuar se në rast se Rilindja guxon të prekë edhe vetëm një votë më 14 maj, “të gjejë vend e të futet”.

Meta tha se vota do të mbrohet me çdo kusht.

 

Pjesë nga diskutimi në studio:

Meta: Emri përbri koalicionit, një marrëzi në vazhdën e marrëzive nga paniku i madh i 14 majit.

Janë zgjedhje vendore, ka vetëm 2 fletë votimi, një kandidati për kryetar bashkie dhe në fletën tjetër për këshillin bashkiak.

Nuk bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare. Të imponosh dikujt që të caktohet një kryetar për të krijuar gjoja diversion se do u mërzitkan demokratët.

Kush e mbushi më 2 mars, 2 marsin, demokratët e mbushën. Të jetë e sigurt që kështu do e mbushim demokratët opozitarët dhe socialistët e ndershëm, që u kanë thithur gjakun këto G99 e bashkisë.

Socialistët e ndershëm, do ua dëgjosh krismën me 14 maj. Ai do të shmangë vëmendjen nga fakti që përball kandidatit të tij është Belind Këlliçi, autobusi falas, nënkalimi në mes të Tiranës që lehtëson trafikun, 45 mijë biznese qe d përfitojnë nga ulja e taksave vendore.

Kush i pengoi 8 vite të bënin një çerdhe tek Astiri? Pse ua ndërruan ujin atyre të Freskut dhe ua bënë Boville? nga lidhja me biznesmenët.

Ndaj tmerrohen nga zgjedhjet e duan të fshehin të vërtetën.

30 kryetar bashkish me 3-4 emra që përfunduan në burgje e prokurori, sepse ky vetë i zgjedh kështu që t’i përdorë.

Karapanço: Ka gisht Rama në vendosjen e emrit tuaj në listë?

Meta: Vetëm paqendrueshmëritë e tij psikike mund të çojë në imponime të tilla.

Karapanço: Si do ta ruani votën më 14 maj?

Meta: Do ta mësojë nëse guxon të prekë votën. Po bën shumë provokime dhe ne jemi treguar të duruar. Nëse prek një votë, ky të gjejë vend e të futet.