Papa Françesku ka lejuar gratë të votojnë në Sinodin e Ipeshkvijve të këtij viti, një vendim që do shohë gratë të formësojnë politikën e Kishës për herë të parë në histori.
Udhëheqësit katolikë theksuan megjithatë se peshkopët do vazhdojnë të kenë peshën kryeesore në vendimet.
Vendimi u njoftua nga Vatikani të mërkurën. Në një deklaratë, Kisha tha se 70 ‘jo-peshkopë’ do votojnë në mbledhjen e tetorit, 50% e të cilëve do jenë gra. Ky grup do përfshijë ‘priftërinj, dhjakë, burra dhe gra të shenjtëruara, dhe laikë, thuhej në deklaratë.
Pesë burra dhe pesë gra që përfaqësojnë Institutet e Jetës së Përkushtuar të Kishës do votojnë gjithashtu, ndërsa pjesa tjetër e 370 anëtarëve me të drejtë vote do jenë peshkopë, duke i dhënë këtij grupi një shumicë të konsiderueshme kur bëhet fjalë për votimin për ndryshimet e politikave.
“Ky është një ndryshim i rëndësishëm, por jo një revolucion”, tha kardinali Jean-Claude Hollerich në një konferencë shtypi në Selinë e Shenjtë të mërkurën.
Të mbledhura për herë të parë pasi Koncili i Dytë i Vatikanit modernizoi gjerësisht Kishën në vitet 1960, sinodet janë mbledhje periodike të peshkopëve që përfundojnë me anëtarët që rekomandojnë ndryshime doktrinore te papa, i cili i vetëm mund të vendosë nëse do t’i zbatojë këto ndryshime.
Pas sinodit të fundit në 2018, Papa Françesku lëshoi një nxitje që dënonte abuzimin seksual nga klerikët dhe u bëri thirrje udhëheqësve të Kishës që të riparonin reputacionin e tyre tek të rinjtë.
Sinodi i vitit 2018 u protestua nga grupet e grave katolike, të cilat shpërndanë një peticion duke kërkuar që gratë të lejohen të votojnë si të barabarta përkrah vëllezërve të tyre në Krishtin.
Një nga këto grupe, Konferenca e Shugurimit të Grave, përshëndeti vendimin më të fundit të Papës si ‘një çarje e rëndësishme në tavanin e xhamit me njolla’ dhe u zotua të vazhdojë të mbështesë për gratë priftërsha.
Papa Françesku ndryshoi ligjet e Kishës në vitin 2021 për të lejuar zyrtarisht gratë të lexojnë Biblën në meshë dhe të shërbejnë në kungim.