Vendosni fjalën kyçe....

Posteri i Këlliçit përplas Lelën me Hilën: I drejtohet korrupsionit…Nëse s’e ka hequr qenka kokrra e budallait…


Posteri i fushatës me gishtat e mesit ngritur i Belind Këlliçit ka përplasur në studio shefin e marrëdhënieve me publikun në PD, Alfred Lela e ish-zv.ministrin e Mbrojtjes Dritan Hila.

Lela tha se simboli i drejtohej korrupsionit dhe se është i habitur me zhurmën e madhe që u bë lidhur me kete rast.

Ndërsa Hila tha se nëse posteri nuk është hequr ende atëherë Këlliçi është ‘kokrra e budallait’.

Pjesë nga debati

Lela: I drejtohet korrupsionit. Është e thënë. Habitem me këtë zulmën e madhe për t’i veshur gjërja që nuk janë dhe për t’i hequr ato që janë. Tani ajo që duket, duket. Nuk kemi ndërmend të bëjmë gjë tjetër, vetëm se të japin mesazhin që është i qartë. Duhet të shqetësohen vetëm të korruptuarit. Posteri është i qartë dhe e ka vetëm me një sekt, vetëm një grup dhe as me fëmijët, as me shoqërinë.

Hila: Nëse nuk a ka hequr qenka kokrra e budallait. Një fëmijë 10-vjeçar nuk dua t’ja shpjegoj se çfarë është ai gjest. Nëse ti mendon të rritësh një fëmijë në mënyrë të tillë, atëherë ti qofsh.

Lela: Jetojmë në një vend ku banalitet i kenë çdo orë. Përse nuk u zemërove në gishtin e Ramës?

Hila: Ky është fake news i Foltores. Turp e faqe e zezë me këto që bëni.