Vendosni fjalën kyçe....

Sa ka ndryshuar Tirana prej 2015-ës? Veliaj: Nisëm me Lanën dhe Bulevardin e Ri, transformim i jashtëzakonshëm


Në vijim të debatiti me panelin e gazetarëve në studion e emisionit “Opinion”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se nga viti 2015 kur u zgjodh në krye të bashkisë së Tiranës e deri më sot, janë bërë transformime të jashtëzakonshme në infrastrukturën e kryeqytetit.

Duke e ilustruar me hartë, Veliaj shpjegoi disa ndërhyrje që janë kryer prej vitesh në akse rrugore dhe jo vetëm.

Puna fillimisht thotë ai ka nisur me Bulevardin e Ri dhe lumin e Lanës, duke theksuar se “shtylla kurrizore” e Tiranës është dyfishuar.

Erion Veliaj: Ja që tani ju zunë pemët, imagjino të shikoni punët e tjera. Këto 42 km kanë pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, në këtë Tiranë urbane ne nuk i kemi pasur disa infrastruktura madhore. Dua t’ju sqaroj për infrastrukturën makro, ka disa hyrje në Tiranë që kanë pasur nevojë urgjente për investim. Do të shpjegojmë makro dhe do të shohim mikro.  Ka disa ndërhyrje që kanë ndodhur, ndërhyrja e parë ka qenë me lumin dhe Bulevardin. Tirana ka pasur një shtyllë kurrizore…Kjo ka qenë Tirana e vjetër, kryqi roman i dizejnimit të qyteteve ka qenë kjo pjesë e Lanës dhe Bulevardi. Sot kemi një Tiranë me mbi 1 milionë banorë, kjo do të thotë se së pari ne këtu kemi nevojë për disa ndërhyrje për të rritur shtyllën kurrizore të Tiranës. Pjesa e Bulevardit të Ri është një kredi e bashkisë së Tiranës me fondin e Abu Dhabit.

Parku T që lidh parkun e Paskuqanit me Bregun e Lumit ka qenë projekt i Edi Ramës në vitin 2011, kam qenë në atë fushatë. Me këtë kredi, për të cilën s’u bë asnjë punë, vajti bashkia e Tiranës firmosi e implementoi dhe sot kemi Bulevardin e Ri dhe gjithë pjesën e lumit të Tiranës.

“Bulevardi i Ri”

Që s’ka mbaruar akoma?

Erion Veliaj: Pjesa e lumit të Tiranës ka mbaruar totalisht. 100%! Pjesa ikonike që është sheshi fundor i Bulevardit të Ri është një tjetër projekt. Po flasim për një lumë që për ata që jetonin te njësia 4, 8 dhe 11 përmbytja vinte deri te Siri Kodra sepse nuk shkarkonte. Ndërkohë ka mbaruar pjesa e Unazës së Madhe dhe ju kujtohet lufta e bashkisë së Tiranës dhe qeverisë te pjesa e Astirit, këtu shikoni se si ka mbaruar zgjatimi i Lanës. Pra, shtylla kurrizore e qytetit është dyfishuar! Një qytet i cili mbaronte te Brylli dhe Pallati me Shigjeta këtu sapo kemi marrë financimin që zgjatimi i Lanës të shkojë deri në Kashar.

I keni gjetur lekët për atë?

Erion Veliaj: Po flas për Presidentin që refuzonte të miratonte kredinë sepse që të marrësh kredi nga Banka Europiane e Investimeve të duhet plotfuqishmëria. Dhe sot njerëzit që kanë bllokuar sistematikisht Tiranën, te ky Astiri që sot është hapur, te kjo Lana…Sot janë alternativa! Thjesht po e kujtoj. Pasi kanë mbaruar këto akse, sot jemi duke punuar në 7 akse të tjera të Unazës së Madhe.”