Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vlorës, Hysni Sharra tregoi pritoritet e programit të tij.
Sharra konsideroi turizimin një prioritet kryesor të Bashkisë së tij ku vuri theksin te përgatitja e burimeve njerëzore dhe ulja e taksave dhe tarifave vendore.
Përgatitja e menaxherëve për hotelerinë, restoracionin dhe turizmin kulturor. Praktika të kualifikimit on – site të nxënësve dhe studentëve, bashkëpunim me Universitetin dhe shkollën “Tregtare” në formimin e punonjësve të sektorit; Financim pjesërisht të kontributeve të sigurimeve shoqërore për punonjësit e rinj e të marrë rishtas. Reduktim në minimumin ligjor të të gjitha taksave e tarifave vendoren reduktim 50 % të tarifës së përkohshme të zënies së hapësirës publike.
Sharra theksoi se asnjë projekt madhor në të ardhmen nuk do kryhet pa opinionin e qytetarëve.
“Turizmi është në radhë të parë por i pa integruar dhe me probleme e çështje të tjera të zhvillimit të qytetit që janë të lidhura me turizmin siç është mjedisi, bujqësia, infrastruktura, shërbimet. Për fat të keq zhvillojmë turizëm në një periudhë 2 mujore që është mjaft e shkurtër. Qëllimi ynë është që kohëzgjatja të jetë sa më e madhe e të zhvillojmë lloje të tjera si turizmi kulturor, historik, sportiv. Problemi më i madh është siguria ligjore. Premtojmë që në të ardhmen asnjë projekt madhor s’do kryhet pa opinionin e qytetarëve. Ne flasim për turizëm por derdhim ujëra të zeza në det”, tha Sharra.