Vendosni fjalën kyçe....

Studio e arkitektit japonez shpallet fituese për Qendrën e Vizitorëve në Butrint


Studioja e arkitektit japonez me famë botërore, Kengo Kuma, është shpallur fituese e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e konsideroi hap të rëndësishëm teksa tha se ka pasur shprehje interesi nga 112 studio, por vetëm ishin 4 finaliste.

Pas një pune të gjatë, mes debateve sot kemi emrin e studios dhe projektit për qendrën e vizitorëve të Butrintit. Kemi hedhur hap të rëndësishëm drejt rivitalizimit dhe modernizimit të Parkut Kombëtar të Butrintit duke mbyllur fazën e parë të konkursit ndërkombëtar”, tha Margariti.

Tre finalistët e tjerë që morrën pjesë ishin: Lahdelma & Mahlamäki Architects (Finlandë), Philippe PROST / AAPP (Francë) dhe Ëilliam Mattheës Associates (Mbretëria e Bashkuar).