Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Demokratët të mendojnë për hallin e fëmijve, jo të Berishës dhe Metës


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Zall-Herrit, u bëri thirrje demokratëve që të mendojnë për hallet e familjeve të tyre dhe jo për hallet e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Sipas Veliajt Berisha nuk ka hallin e qytetarëve por të vetin pasi është i non grata nga SHBA.

Një njeri që ka qenë president, kryeministër, sot nuk kalon dot Rinasin. Do zgjidhë ai hallet e veta me Amerikën, në qoftë se njerëzit i japin votën? Nuk e zgjidh dot, se Amerika nuk pyet! E ka marrë vendimin që ai është i korruptuar; e ka marrë vendimin që minon demokracinë; e ka marrë vendimin që ka hedhur njerëz në erë në Gërdec; e ka marrë vendimin që sa herë kanë pasur Shqipërinë e kanë çuar kovë pusi; e ka marrë vendimin që është non grata. Nuk ka asnjë gjë që mund ta ndihmojë Sali Berishën. Një demokrat duhet ta shohë votën si investim. Pse ta çosh në kosh të plehrave, pse ta çosh votën tek një non grata, që e ka prerë biletën e Amerikës dhe nuk ka biletë që e nxjerr dot jashtë Shqipërie; pse ta lidhim hallin tonë me hallin e dikujt që nuk ia zgjidhim dot; pse halli i fëmijëve tanë për shkolla, kopshte e çerdhe duhet të jetë i lidhur me hallin e Saliut që s’kalon dot kufirin? Pse halli ynë për më shumë rrugë, si këto që kemi bërë, për më shumë investime, duhet të lidhet me hallin e Saliut? O demokratë! Partia më rëndësishme është familja jote. E nëse familja jote prej punëve tona jeton më mirë, na jep mbështetjen që të vazhdojmë që të ecim përpara!”, tha Veliaj.