Vendosni fjalën kyçe....

Aishe Haklaj dëshmon në SPAK për rreth 12 orë për padinë ndaj Sali Berishës


Për rreth12 orë, Aishe Haklaj qëndroi në SPAK për të dhënë dëshminë e saj për një kallëzim penal ndaj Sali Berishës dhe 14 personave të tjerë. 

Para mediave ajo foli shkurt, duke mos dhënë asnjë informacion rreth asaj çfarë ka deklaruar në prokurori për shkak të lodhjes por edhe sekretit hetimor.

“Pushteti i vetëm që kemi mundur ti drejtohemi deri tani, besimi jonë është ende te SPAK dhe Gjykata e Posaçme. Nuk mund të them më shumë për shkak të sekretit hetimor. Kemi këtu njeriun e besuar të familjes, avokatin tonë Idajet Beqiri.”

Ajo është marrë në pyetje pasi Muharrem Haklajt dhe Aishe Haklaj, kanë çuar ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me disa persona të tjerë ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.