Vendosni fjalën kyçe....

Dy helikopterë rrëzohen në Alaskë, humbin jetën 3 ushtarë amerikanë


Tre ushtarë amerikanë janë humbur jetën nga rrëzimmi i dy helikopterëve të ushtrisë amerikane ‘AH-64 Apache’ në Alaskë gjatë një misioni stërvitor, thonë zyrtarët e Pentagonit, duke shtuar se avioni mbante nga dy ushtarë secili.

Helikopterët u rrëzuan pranë qytetit Healy në Alaskën qendrore të enjten, rreth 80 milje në jugperëndim të bazës së tyre në Fort Wainwright.

“Ekipete ndihmës së  parë janë në vendngjarje. Incidenti është nën hetim dhe më shumë informacion rreth incidentit do jepet kur të jetë i gatshëm”, tha divizioni në një postim në Twitter.

Zëdhënësi ushtarak John Pennell më vonë shtoi se gjithsej katër persona ishin në bordin e helikopterëve, megjithëse nuk ofroi hollësi rreth gjendjes së tyre.

Incidenti nuk është i pari që përfshin mjetet ‘Apache’ këtë vit, me një tjetër përplasje helikopteri që plagosi dy ushtarë nga Batalioni i 25-të në shkurt, gjithashtu në Alaskë. Aksidenti ndodhi teksa mjeti po ngrihej dhe çoi në dëmtim të helikopterit.

Një aksident më serioz pranë Fort Campbell në Kentaki la gjithashtu nëntë ushtarë të vdekur muajin e kaluar, pasi dy ‘HH-60 Black Hawk’ u përplasën në ajër gjatë asaj që zyrtarët e quajtën një ‘mision stërvitor rutinë’.