Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar hyrjen e vendit të tij në radhët e kombeve me energji bërthamore, pas dorëzimit të parë të karburantit në termocentralin Akkuyu të enjten. Objekti është projekti më i madh i përbashkët i Turqisë me Rusinë.
“Me dërgimin e karburanteve bërthamore nga ajri dhe deti në termocentralin tonë, Akkuyu tani ka fituar statusin e një centrali bërthamor,” deklaroi Erdogan gjatë një ceremonie ku ai dhe presidenti rus Vladimir Putin morën pjesë nga largësia.
Duke vënë në dukje se ka 422 reaktorë bërthamorë në funksionim në botë dhe 57 në ndërtim, Erdogan vlerësoi ‘sa me përpikmëri punuan inxhinierët dhe punëtorët tanë’ për të përfunduar centralin prej 20 miliardë dollarësh, 4,800 megavat, i cili i mbijetoi tërmeteve shkatërruese në shkurt pa asnjë dëmtimi.
Fabrika është ‘investimi ynë më i madh i përbashkët me Rusinë’, deklaroi Erdogan, duke shtuar se do rritet deri në funksionimin e plotë deri në vitin 2028. Deri atëherë, ai do furnizojë 10% të nevojave të vendit për energji, duke pakësuar varësinë e Turqisë nga karburantet fosile të importuara.
Ndërtimi i projektit Akkuyu filloi në vitin 2018, me punën e kryer nga një filial i firmës shtetërore të energjisë bërthamore ruse, Rosatom. Përafërsisht 30,000 njerëz u punësuan në kantier gjatë fazave më të ngarkuara të ndërtimit të tij.
Duke folur në ceremoninë e së enjtes, Putin vlerësoi Erdoganin për ‘vëmendjen e madhe ndaj zgjerimit të marrëdhënieve ruso-turke’.