Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i opozitës në Durrës Igli Cara takim me biznesin, u paraqet programin: Klima e sipërmarrjes në përkeqësim


Kandidati i opozitës për Durrësin, Igli Cara, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit.

Ai bashkëbisedoi me ta duke dëgjuar shqetësimet e tyre ndërsa tha se programi i tij do rrisë turizmin e ekonominë si dhe do përmirësojë klimën e biznesit.

Më tej Cara theksoi se do ketë rishikim të tarifave të pastrimit e gjelbërimit, taksa zero për start up-et e mbështetje për të rinjtë.

“Klima e biznesit ka ardhur në përkeqësim dhe kjo s’ka lidhje me Covid-in, as me luftën në Ukrainë. Duhet të punojmë në ato shërbimë të cilat Bashkia nuk i ofron. Taksat duhet të rikthehn në një sitë nga të cilët përfitohen në mënyrë indirekte. Shpërndarja e buxhetit në njësitë administrative në përputhje me kontributin. Do ketë përditësim të regjistrit të biznesit, rishikim i tarifave të pastrimit, mjedisit, ndriçimit, gjelbërimit, taksa zero për startup-et, bizneset rinore dhe të teknologjisë janë vetëm disa nga pikat që synojnë t’i vijnë në ndihmë biznesit gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm.” – tha Cara.