Vendosni fjalën kyçe....

PD dënon gjuhën e përdorur nga Rama e posterin e Këlliçit


Partia Demokratike e drejtuar nga kreu i komanduar Alibeaj ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama gjatë fushatës si dhe posterin e Belind Këlliçit, ku ai shfaqej me dy gishtat e mesit lart.

Në një deklaratë për mediat, shefja e komunikimit Mirela Karabina tha se gjuha e përdorur nga kreu i qeverisë ndaj kundërshtarëve është fyese për publikun.

Ajo bëri thirrje gjithashtu ndalimin e publikimit të posterave politikë me mesazhe e gjeste kundër etikës e normave të komunikimit që nxisin fyerje e sharje.

“Partia Demokratike e Shqipërisë konstaton me keqardhje se gjuha e fushatës elektorale po shndërrohet  nga politika në  një  gjuhë  degraduese dhe fyese për të  gjithë  opinion publik shqiptar. Një  gjuhë  e cila nuk i ka hije aspak garës politike demokratike dhe klimës së përgjithshme në  funksion të  saj. Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, në  takimet e tij elektorale po përdor gjithmonë  e më  shumë  një  gjuhë  ofenduese, turpëruese dhe linçuese ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës në  tërësi.

Gjuha e përdalë  e përdorur prej tij është  e papranueshme dhe patolorueshem për një  shoqëri të  civilizuar dhe që  kërkon të  bëjë  pjesë  në  shoqëritë  demokratike europiane. Me një  nivel fjalori të  tillë, kryesministri i Shqipërisë  është  duke u tallur me shoqërinë shqiptare dhe me opinionin publik në  tërësi. Kjo gjuhë  është  zakon i vjetër i politikë s shqiptare 33 vjeçare dhe ne kërkojmë  që  ti jepet fund përdorimit te saj. Fyerjet ndaj kundërshtarëve, fjalori banal dhe ofenduese nuk i shkojnë  përshtat asnjë  politikani dhe një  shoqërie të  civilizuar, aq me tepër në  gojën e një kryeministër.

Kjo gjuhë nxit urrejtjen, ofendimet dhe përçon mesazhe degraduese në  shoqërinë  shqiptare, dhe është  shembulli më  i keq që një  kryeministër mund të japë. Gjithashtu kërkojmë që të ndalohen publikimi i posterave politike me mesazhe dhe gjeste kundër etikës, kundër normave të  pranuara të  komunikimit dhe politikës, të  cilët përcjellin dhe nxisnin në  shoqërinë  shqiptare fyerje, sharje, dhe shkelin kodet e sjellës së  mirë . Qëllimet politike nuk duhet të  tejkalojnë  asnjëherë  etikën e komunikimit dhe normat e  një  shoqërie të  civilizuar.  Bashkëjetesa, komunikimi brenda normave, sjellja e mirë  dhe toleranca janë  parime të  cilat ndihmojnë  shoqëritë  të  emancipohen, ndihmojnë  politikën të  jetë  në  funksion të  zhvillimit demokratik dhe ekonomik.  Çdo gjest apo fjalor kundër këtyre parimeve shkakton regres, prapambetje dhe një  klime konfliktale brenda shoqërisë  shqiptare. Prandaj i bëjmë  thirrje forcave politike, liderëve politik të   përdorin një  gjuhë  dhe një  retorikë  të  pranueshme brenda rregullave demokratike që  përcakton një  garë  elektorale.” – tha Karabina.