Vendosni fjalën kyçe....

Rama: BE e ka lënë pas dere Turqinë, duhet ta marrë seriozisht


Kryeministri Edi Rama i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi që mbahet në Greqi deklaroi në një intervistë se Evropa duhet ta marrë seriozisht Turqinë.

Rama tha se Turqisë iu kërkua që të realizonte disa reforma, por pavarësisht kësaj, u la pas dere nga BE.

“Duhet të kuptojmë arsyet sepse disa vende të ndryshme kanë edhe sjellje dhe reagime të ndryshme. Ajo që mendoj është se përtej asaj që do të sjellin zgjedhjet, cili do të jetë rezultati, mendoj se Erdogani ka bërë një punë të mrekullueshme për vendin e tij. Ka sjellë ndryshime shumë të mëdha.

Patjetër që ka edhe disa gjëra që mund t’i diskutojmë por mund të them se BE duhet të diskutojë sjelljen e vet në kohën kur Turqisë iu kërkua që të bënte disa reforma dhe pasi u bënë Turqia u la pas dere. Kanë qenë disa situata jo të thjeshta dhe ajo që erdhi pas është një situatë komplekse.

Por një gjë është e pamohueshme, me ose pa Erdoganin, Turqia është kryesore për sigurinë e Evropës dhe Evropa duihet ta marrë seriozisht atë.“, tha Rama