Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi rus me raketa e dron në Ukrainë vret 16 persona – AP


Rusia gjuajti më shumë se 20 raketa dhe dy drone në Ukrainë herët të premten, duke vrarë të paktën 16 persona, shumica prej tyre kur dy raketa u përplasën në një ndërtesë apartamentesh në qendër të vendit, thanë zyrtarët. Tre fëmijë, përfshirë një foshnjë, ishin në mesin e të vdekurve.

Sulmet me raketa përfshinin të parin kundër Kievit, kryeqytetin e Ukrainës, në gati dy muaj, megjithëse nuk pati raportime për ndonjë objektiv të goditur. Qeveria e qytetit tha se forcat ajrore të Ukrainës kapën 11 raketa dhe dy mjete ajrore pa pilot mbi Kiev, shkruan AP.

Sulmet në ndërtesën e banimit nëntëkatëshe në Ukrainën qendrore ndodhën në Uman, një qytet që ndodhet rreth 215 kilometra (134 milje) në jug të Kievit. Katërmbëdhjetë njerëz vdiqën në atë sulm, sipas Ministrisë së Brendshme, duke përfshirë dy fëmijë 10-vjeçarë. Policia ukrainase tha se 17 persona u plagosën dhe tre fëmijë u shpëtuan nga rrënojat. Nëntë u shtruan në spital.

Zyrtarët dhe analistët ukrainas kanë pretenduar se sulmet janë pjesë e një strategjie të qëllimshme frikësimi nga Kremlini. Rusia ka mohuar synimet e saj ushtarake ndaj objektivave civile.