Vendosni fjalën kyçe....

Bie me kokë nga tribuna presidenti i Erzenit në stadiumin “Niko Dovana”, dërgohet me urgjencë në spital


Një episod i rëndë ka ndodhur nëpërfundim të ndeshjes Erzeni – Partizani në Niko Dovana. Presidenti i shijakasve, Durim Keci, teksa po kontestonte arbitrat në momentin që po hynin në tunel, ka rënë nga tribuna me kokë dhe është dëmtuar rëndë.

Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve për ndihmën e parë dhe më pas u transferua me urgjencë në spital.

Kontestimet e arbitrit Florian Lata kanë qenë të shumta nga të dyja ekipet dhe për këtë tifozët shijakas kanë reaguar në rrjete sociale, fillimisht duke i uruar shërim të shpejtë presidentit dhe më pas me kërcënime ndaj gjyqtarit.

I urojme sherim sa me te shpejte presidentit tone z. Durim Keci , per shkak renies nga tribuna kryesore e stadiumit “Niko Dovana“ .

Florjan Lata do e shohesh kush jane Cunat e Shijakut do vij ajo dite qe do kesh frike te levizesh neper Durres.”-shkruajnë tifozët