Vendosni fjalën kyçe....

Boçi: Inceneratori si krematorium, dy inxhinierët treguan tragjedinë që pritet të ndodhë me djegësat


Kandidati për Bashkinë e Elbasanit i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Luçiano Boçi e ka cilësuar inceneratorin “krematorium” të paralajmëruar.

Boçi thotë se në shkurt 2018 dy inxhinierë mjedisi treguar tragjedinë që pritet të nodhë nga djegësit e plehrave të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Postimi i plotë:

Inceneratori si krematorium

A duhet heshtur kur na kanë dënuar me vdekje?

Në shkurt 2018, Inxhinierët e mjedisit dhe ekspertë të përpunimit të mbetjeve, Stefan Schatz dhe Lulzim Baumann treguan tragjedinë njerëzore që pritet të ndodhë nga mostrat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Lulzim Baumann (Zela) ka hartuar studimin shkencor mbi importin e mbetjeve në Shqipëri. Inxhinieri Stefan Schatz ka planifikuar ndërtimin e pjesës më të madhe të landfilleve në jug të Gjermanisë.

Takimi ku u shpalosën këto fakte u organizua nga Organizata Kundër Importit të Plehrave. Sipas inxhinierit gjerman, studimi i bërë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare Gjermane të Mjedisit, me Transparency International dhe Zero Ëaste Europe rendit 5 pika kryesore pse kjo masakër duhet të ndalohet.

Ekspertët e shoqatës se ricikluesve në Gjermani “German RETech Partnership” kanë zhvilluar një koncept me 5 faza në të cilët zhvillohet menaxhimi i mbetjeve. Bazuar në vlerësimin e Komisionit Evropian konkluzioni është që Shqipëria është akoma në fazën e parë të menaxhimit të mbetjeve.

1️.Faza e parë është depozitimi i pakontrolluar. Mbledhja e materialeve për riciklim bëhet së shumti në mënyrë formale pa i respektuar parimet themelore të higjenës dhe ruajtjes se mjedisit.

2️.Faza e dytë është edhe faza ku fillon rregullisht menaxhimi i mbetjeve. Grumbullimit sistematik, në mënyrë të rregulluar dhe të besueshme dhe vendosja e deponive të menaxhuara siç duhet përbëjnë hapin e parë në zhvillimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave…

3️.Faza e tretë përfshin grumbullimin e ndarë të mbetjeve.

4️.Faza e katërt përfshin zgjerimin e industrisë së riciklimit, prodhim gazi dhe çfarë mbetet shkon në incineratore.

5️.Faza e pestë është ekonomia rrethore ku mbetja konsiderohet si burimi ku pjesa më e madhe riciklohet, pjesa që mbetet përdoret për rikuperim energjie dhe vetëm mbetjet e padjegshme dhe hiri shkon në landfill.