Vendosni fjalën kyçe....

Boçi: Kundërshtari im s’ka asnjë platformë, janë marrë masat për ruajtjen e votës


Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi, në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë bisedës së tij në studio, Boçi tha se është në kontakt me qytetarët në Elbasan duke shtuar se kandidati Llatja që ka përballë nuk ka asnjë plotformë.

Boçi vijoi se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur votën për të.

“Fushata zgjedhore ka të gjithë elementët, unë në Elbasan jam në kontakt me qytetarët. Unë jam përfaqësues i opozitës. Çdo qytetar që e ndjen veten në opozitë duhet të jetë pjesë e aksioni të zgjedhjeve”, tha Boçi, duke shtuar: “Kandidati që kam un përballë nuk di të ketë një platformë, por shpesh pjesëza i merr edhe nga programi ynë. Po të isha në vendin e tij, pas 4 vitesh do të dilja të jepja llogari para qytetarëve. Një drejtim apo një Bashki serioze del dhe thotë se cilat janë pikat apo programi ku do të fokusohet. Në Elbasan asgjë nuk ka lëvizur për mirë, ka varfëri, papunësi . Elbasani është kampion për gjërat negative dhe të rinjtë e shkolluar largohen më shumë se nga çdo vend tjetër. Kur Elbasani ka humbur rëndësinë e tij jemi në rastin kur askush nuk vjen ta vizitojë Elbasanin sepse nuk ofrohet asnjë gjë.

 “Ne i kemi të gjitha resurset dhe i kam marrë të gjithë masat që të mbroj votën time. Pushtetit shtyn konfliktin. Nëse e shtyn konfliktin atëherë politika plas, duke i konfliktuar qytetarët e Elbasanit, kërkon të kapë fatet e njerëzve për t’i përdorur. Thirri me listë me emër të gjitha gratë e Elbasanit për t’i përdorur. Kërkojnë ta shtyjnë Elbasanin drejt një konflikti shumë të fortë”, ka thënë ai.