Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka ishin së bashku në një takim elektoral me mbështetësit e tyre në qytetin e Lushnjës.
Në fjalën e tij Duka theksoj se nëse bashkë me Mediu po punojmë për listën e këshilltarëve agrar dhe republikan pjesë e garës sonë është mbështetja e kandidatëve të opozitës ku në Lushnje vota do jepet për Eduard Sharkën.
Mediu theksoi se qeveria socialiste po përdor shtetin duke ushtruar presion mbi administratën dhe qytetarët. Ata po kërcënojnë hapur liritë dhe të drejtat e qytetarëve prandaj 14 Maj është dita kur shqiptarët duhet të ndëshkojnë me votë varfërinë, shkatërrimin e familjes, largimin masiv të shqiptarëve, krimin dhe korrupsionin.