Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Pandi Jani do ta shndërrojë Pustecin në një model të agroturizmit


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Pandi Jani, u shpreh se ka ardhur koha se kandidati Jani, nëpërmjet votës së qytetarëve, të ketë mundësinë për zhndërrimin e Pustecit në një model të agroturizmit.

Meta vijoi duke thënë se Pusteci do mbështet në të gjitha projektet, duke vijuar akuzat se në 14 maj është koha që kjo bashki e cila sipas Metës është kthyer në një çerdhe të korrupsionit, të ndahet nga qeveria.

“Me Pandi Janin do të ketë një drejtim transparent. T’i japim mundësinë Pandit që me votën tuaj me 14 maj ta transformojë Bashkinë e Pustecit në një model të agroturizmit, të zhvillimit të qëndrueshëm. Janë bërë gati 40 km rrugë të asfaltuara nga ish-kryeministri Berisha sepse janë kujdesur që të zhvillohet kjo zonë dhe jo të që të braktiset si ka ndodhur vitet e fundit.  Në 14 maj është koha të ndahemi nga qeveria e korrupsionit që ka kthyer këtë bashki në një çerdhe të korrupsionit. Ne do të mbështesim me të gjitha projektet dhe bashkë me Pandin do të jemi me projekte të gatshme edhe për institucionet ndërkombëtare. Do ta mbështesim këtë komunitet për të ruajtur dhe mbrojtur identitetin e tij. Të punojmë edhe për kishën që të mos e lëmë në atë gjendje. Do të punojmë pafund për t’i dhënë jetë Pustecit dhe për t’i dhënë jetë  të gjithë Shqipërisë”, tha Meta.