Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka publikuar një video-mesazh pjesë e së cilës janë është edhe ekipi siç e quan Meta, i “Bashkë Fitojmë”.
Meta shkruan se më 14 maj Tirana do të ketë këshilltarët që meriton.
STATUSI:
Ekip i jashtëzakonshëm i Këshilltarëve të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ata janë qytetarë dhe profesionistë të mrekullueshëm, me personalitet të sprovuar në beteja publike për kauza të mëdha.
Tirana pret me padurim t’i votojë në 14 Maj.
Tirana do të ketë Këshilltarët Bashkiakë që meriton dhe që e duan me gjithë zemër qytetin.
BashkëFitojmë!