Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Këlcyra: Mos e çoni votën dëm, kundërshtarët duan t’i kthejnë bashkitë në barrikada


Kryeministri Edi Rama u ndal për takim me qytetarët në Këlcyrë, ku ka dhënë mesazhe për opozitën dhe dyshes Berisha-Meta që i referohet ndryshe si zorra qorre.

Rama iu kërkoi qytetarëve në Këlcyrë që të mos e çojnë votën dëm, pasi sipas tij, kundërshtarët sjellin frymën e Sudes dhe s’kanë asnjë respekt për njerzit duke i kthyr bashkitë në barrikada.

Çerdhja e fëmijës tënd s’mund të lihet në dorë të askujt që nuk di ta mbajë atë si duhet dhe të shërbejë si duhet. Edhe vëllai të jetë, jo më partia. Nuk e shikon dot me sy PS, punë e madhe fort, nuk e shikon dot me sy Edi Ramën, s’ka problem fare, ndërro stacion e shko te zorra qorre por mos ço votën e mos shko te zorra qorra. Ata sjellin frymën e Sudes dhe s’kanë asnjë respekt për njerëzit, kap çfarë të kapësh, mblidh votat edhe hajt se po e kapin e zaptojnë bashkinë. Këta i shohin bashkitë si Kështjella për t’i marrë peng. Janë njerëz që duan sherr, duan konflikt e t’i kthejnë bashkitë në barrikada”, tha Rama.