Një rast i mosdeklarimit të parave në kufi është zbuluar nga policia Kufitare e Rinasit.
Dy shtetas libianë tentuan të fusnin në Shqipëri 94 mijë dollarë pa i deklaruar.
Shtetasit libianë janë proceduar penalisht ndërkohë i janë sekuestruar paratë.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit libianë K. A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, të dy banues në Libi.
Gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë.
Ndërsa shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë.
Në vijim të veprimeve, shtetasit libianë K.A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.