Pas zbërthimit të telefonit të Joy Ayoko Komisariati Nr. 1 ka shoqëruar 6 persona si të dyshuar për ngjarjen e rëndë.
Aktualisht po bëhen dhe 4 kontrolle banesash në Tiranë.
Telefoni i shtetases keniane që gjeti vdekjen pas dhunimit në Tiranë Joy Ayoko është zbërthyer, duke ndihmuar hetuesit në zbardhjen e ngjarjes.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë përftuar biseda me interes, ku mes tyre është edhe komunikimi i kenianes Joy me shtetasin Rodi Braçi, shoferin e kazinosë ku ajo punonte.
Komunikimet mësohet se kanë ndodhur edhe ditën e ngjarjes ndërsa të dhënat e përftuara ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se fillimisht e reja është thirrur për të zbritur poshtë në hyrje të godinës së Hostelit ku qëndronte e më pas është dhunuar barbarisht.

VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e Ora News