Vendosni fjalën kyçe....

Aktivisti i Lëvizjes Bashkë: Jemi të vetmit që propozojmë transport publik 24 orë në Tiranë


Aktivisti i Lëvizjes Bashkë Jani Marka ka ritheksuar një nga pikat e programit të forcës politike ku bën pjesë, për zgjedhjet e 14 majit që është transport publik në Tiranë 24 orë.

Kandidati për Këshillin Bashkiak shkruan se një masë e tillë do ndihmonte jashtë mase qytetarët që shkojnë e kthehen nga puna në shtëpi, për ata që punojnë turn i dytë apo i tretë.

Ai e shoqëron postimin me fotografinë e kryebashkiakut Veliaj, që shfaqet në një autobus urban.

Lëvizja Bashkë garon në Tiranë me kandidatin Arlind Qori si dhe  një listë për Këshillin Bashkiak.

“Lëvizja BASHKË është e vetmja që propozon:

Transport publik 24 orë: Një masë e tillë do të kërkonte që në orët e vona të natës dhe në orët e para të mëngjesit nëpër Tiranë të udhëtonte një numër i vogël autobusësh, të cilët duke përshkuar itinerare të shumëfishta, do të mund të garantonin udhëtimin nga puna në shtëpi dhe anasjelltas për punonjësit e turneve të dyta dhe të treta.

ArlindQori NR.1

LëvizjaBASHKË NR.36

BashkëPërTiranën

Për më tepër lexoni programin: https://arlindqori.al/…/TIRANA-QYTETI-YNE-PROGRAMI-I…

PS: foton ilustruese vendoseni në kontrast.” – shkruan Marka.