Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar sot një takim në Fushë-Krujë, në lidhje me zgjedhje lokale të 14 majit.
Alibeaj shpreht se prej 1 viti e gjysmë janë nën agresion nga njerëz që të konsideruar si ledr historik, duke iu referuar kështu ish kryeministrit Berisha.
Më tej Alibeaj u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha kishte tre qëllime me rikthimin e tij në politikë, të përdorte PD për qëllimet e tij personale për tu mbrojtur ndaj masave të SHBA, të krijojë një opozitë ku të jetë vetëm ai opozitari i vetëm, madje edhe të asgjësojë PD pas zgjedhjeve, si dhe të krijojë një lëvizje antiamerikane në Shqipëri.
“Por është kohë e vështirë, sepse Partia Demokratike realisht është ndodhur nën agresion, po nga jashtë, në agresion nga pushteti. Gjithmonë pushteti, gjithmonë të majtët, e kanë trysnuar, luftuar, shantazhuar me dëshirën për ta asgjësuar Partinë Demokratike. Pjella e komunizmit këtë ka pasur si synim të saj, që 33 vite më parë. Atëherë kur Partia Demokratike lindi si parti e shpresës, si parti e njerëzve të lirë, I parti pro perëndimore, si parti e cila nuk kishte asgjë me metastazat politike të 50 viteve diktaturë. E pra ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe. Dhe ky ka qenë agresioni më I madh që Partia Demokratike ka ndjerë. Por ajo se çfarë është e vërtetë, e të paktën sot kemi mundësinë për ta parë, kurajon për ta thënë, pse jo kurajon për ta thënë: është se jemi ndodhur edhe nën një agresion brenda nesh. Një vit e gjysmë jemi edhe në një agresion edhe brenda nesh, nga njerëz të cilët deri dje I konsideronim, po I konsideronim si drejtues e lider historik. Njerëz të cilët nga Partia Demokratike kanë marrë frytet e asaj se çfarë kontributi, djersa, gjaku madje I shumë demokratëve të ndershëm kanë dhënë në këto 33 vite.
Dhe është totalisht e papranueshme për ne në aspektin njerëzor, sigurisht edhe në aspektin politikë, që shpërblimi ndaj demokratëve të ndershëm të ishte pikërisht kjo, një ndarje, një përçarje që nuk e meritonte asnjë nga demokratët. E pra, ka një trini, e kam marrë këtë nga librat e shenjtë. Ka një trini që I është mbivendosur demokratëve dhe Partisë Demokratike. Nuk dihet se kush është dihet ati, nuk dihet se kush është biri, nuk dihet se kush është shpirti i pashenjtë. Megjithatë gjithsecili prej jush edhe mund ta gjej se cili është nga ata të cilët unë jam duke u adresuar. Ati, biri dhe shpirti i pashenjtë, ky trekëndësh të cilat I janë vërsulur Partisë Demokratike dhe duan vetëm ta asgjësojnë atë. Njëri ka kërkuar ta shpopullojë Shqipërinë dhe kjo është plaga më e madhe në fakt që Shqipëria, por dhe kjo bashki, është pikërisht shpopullimi, largimi, dëbimi i shqiptarëve nga vendi I tyre. Tjetri ka 30 e kusur vite që vjedh, e vjedh dhe do ta vjedh akoma. Dhe tjetri është ai që do ta zbraz Partinë Demokratike për të mbushur partinë e vet. E pra, është kjo treshe e cila ka vendosur të ndajë Partinë Demokratike prej një vit e gjysmë, të paktën nga 9 shtatori e këtej, por nuk ia kanë dalë. Nuk ia kanë dalë, e kjo është ndoshta fitorja më historike, jo vetëm e Partisë Demokratike, jo vetëm e demokratëve, por e gjithë Shqipërisë. E pra, si në 90 edhe tani kemi treguar që shpirti i lirë i demokratëve, shpirti që kanë qenë gjithmonë në këto 33 vite me një brengë të madhe që nuk arritëm në 33 vite të bënim një të djathtë ashtu siç ishte, më në fund sot rezistoi dhe ia doli. Partia Demokratike është, Partia Demokratike do të jetë, Partia Demokratike konkurron në 14 maj e do të vazhdojë të jetë edhe pas 14 majit. Po pra miq, ndodhemi ne sot, ndodhemi realisht në një sfidë tamam si në 1990-ën. Ai mision I 1990-ës i pambyllur në atë kohë, i paçuar deri në fund që na bëri të gjithëve ne që kemi besuar me shpirt e me zemër tek liria, tek demokracia, tek respekti për individin, tek respekti për pronarët, tek respekti për të përndjekurit, tek rinia dhe tek biznesi. Na ndodhi dhe ishte thjesht një brengë me të cilën kemi bashkëjetuar në këto 33 vite me idenë e gabuar që ndoshta me kalimin e kohës e djathta, ideologjia do të fillonte dhe të zinte vendin e saj të merituar. Nuk ndodhi kështu dhe kjo kohë, kjo histori e shkurtër e këtyre viteve tregoi që ishte kjo.” shprehet Alibeaj.