Vendosni fjalën kyçe....

Bejko në njësinë 9: ‘Oligarkia politike’ kërkon shkatërrimin e PD, nuk dua votën e atyre që mbështesin Berishën


Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko, zhvilloi takimin elektoral të rradhës në njësinë 9 në.

Bejko prej andej tha se oligarkia politike e drejtuar nga Rama-Meta-Berisha kërkojnë shkatërrimin e PD.

“Kush e donte eliminimin e PD? Treshja që do të mbajë në pronësinë e tyre të gjithë skenën politike. Ata duan të jenë pushtet i përjetshëm, duan që së bashku me oligarkët që ndajnë punët e tyre shkojnë për t’i kthyer reston atyre që i dha mundësinë t’i pasuronte”, tha Bejko.

Bejko ironizoi edhe atë që Berisha disa muaj më parë e quante revolucion për largimin e Ramës.

Nuk ka rëndësi se e ngre apo jo flamurin amerikan. E gjitha kjo ka qenë teatër në kurriz të demokratëve. E parkojnë kullën diku mbrapa oligarkëve. S’mund të bëjnë revolucionin të pasurit dhe shumë të pasurit”, tha Bejko.

Demokratëve të njësisë 9 u foli edhe për alternativën e tij për Tiranën.

Këta na zunë frymën ne dhe jemi çuar t’i japim frymëmarrje Shqipërisë”, tha Bejko.

Bejko e quajti premtim elektoral që nuk realizohet dot premtimin për autobus falas, të artikuluar nga kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçi. Po ashtu Bejko ishte i qartë për të gjithë ata që mbështesin Sali Berishën duke thënë se nuk e do votën e tyre.

Nuk e dua votën e atyre që mbështesin një anti-amerikan. Dua votën e çdo demokrati që tani ka reflektuar dhe ka kuptuar se ka humbur rrugën. Berishës i kanë ngelur ata që u ndëshkuan me 1 mln vota kundër. Ne kemi qenë në pozicione të larta në qeverinë e tij, por nuk kemi qenë të korruptuar dhe as nuk kemi bashkëpunuar me krimin”, shtoi Bejko.