Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza të forta Tom Doshit: Je votëblerësi më i madh, kriminel elektoral


Gjatë takimit elektoral të tij në Vaun e Dejës ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,”  Zef Hila, ish kryeministri Sali Berisha iu drejtua me një pyetje të drejtpërdrejtë Tom Doshit, duke e pyetur se çfarë ka bërë për banorët e Fushë Arrëzit, Pukës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës.

Duke lëshuar akuza të rënda ndaj kreut të PSD, Berisha tha se Doshi ka kryer krim elektoral duke blerë vota e duke i shërbyer xhepit dhe pasurisë së tij.

Isha në Fushë Arrëz, në Pukë, këtu, kudo si hije më del emri i Tom Doshit. Do të pyes pak këtu, Tom, hajde më thuaj këtu çfarë ke bërë ti për këta banorë? Unë jam njeri që respektoj lirin ë e tjetrit, por, emri yt në Fushë Arrëz, Pukë, këtu edhe në Shkodër qarkullon si votëblerësi më i madh, por ky është krim elektoral monstruoz. Vjen nxjerr lista deputetësh e kandidatësh, na thuaj pak çfarë ke bërë ti për banorët? I ke shërbyer xhepit dhe pasurisë tënde. Je një ushtar i të keqes, më mirë t’i shërbeje Vuçiçit. Duke i shërbyer Ramë për vota, ai të bën favore të tjera, dhe partinë e more nga një kriminel elektoral”, tha Berisha.