Kreu i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Berisha ka denoncuar kandidatin e PS-së pëër bashkinë e Fushë Arrëzit, Fran Tuci, që ka marrë dhjetëra tendera.
Berisha tha se edhe në rastet kur ai nuk i fiton vetë tenderat, ia kalon ato të vëllait.
Ish-kryeministri denoncoi gjithashtu kryeministrin Rama se baxhanaku i tij ka fituar qindra tendera. “Fran Tuci ka disa dosje, është famoz, ka disa dosje në prokurorinë e partisë, por në qoftë se i duket se po rëndohet, e ftoj të vijë këtu në këtë shesh, ta zgjedhë ditën dhe ju të gjithë burra e gra aty, bashkë me Hil Currin, t’i nxjerrin xhepat, të tregojë çdo gjë, çdo qindarkë që ka, cila është origjina e tyre, çfarë do bëjë për ju. Por Fran Tuci nuk vjen, se nuk e lë Edi Rama, e para, sepse po të dalë Frani me Hilën këtu, detyrohet të dalë edhe ai me Sali Berishën, dhe po të dalë ai me Sali Berishën i themi hajde njëherë të fillojmë pak me pasuritë.
Ai në sarajet e Surrelit, Sali Berisha në një apartament si shumica e qytetarëve prej 32 vitesh. Ai me dhjetëra e dhjetëra tendera, njëlloj si ky Frani këtu, që edhe nëse nuk ia fiton i vëllai, ia ndërmjetëson i vëllai ato tenderat. Edhe Edi e ka baxhanakun famoz, baxhanaku i Edit, që ta dini ju, fiton absolutisht mbi 100 tendera. E kanë privatizuar. Por jo vetëm baxhanaku, por edhe thjeshtra i shkatërroi të gjitha kompanitë e projektimeve, sepse thjeshtra ka krijuar një kompani vetë dhe është lidhur me një kompani të huaj, e ajo e huaja i fiton të gjithë tenderat dhe merr nënkontraktore thjeshtrën e Edi Ramës.” – tha Berisha.