Modelet u ngjitën në urën Jamsugyo për të shfaqur koleksionin e shtëpisë së modës luksoze para vjeshtës, që përfshinte syze dielli, mokasë dhe sandale të trasha bardh e zi, si dhe një shumëllojshmëri çantash të mëdha, shumëngjyrëshe dhe më të vogla të stolisura me logon e etiketës.
Publiku për shfaqjen e parë të Louis Vuitton në Korenë e Jugut përfshinte një përzierje të yjeve të K-pop-it, duke përfshirë Taeyeon nga Girls’ Generation, anëtarët e Le Sserafim dhe Yeji nga ITZY dhe të famshëm si Chloë Grace Moretz, Jaden Smith dhe regjisorin e ‘Squid Game’ Hwang Dong- hyuk.
Shfaqja u hap me një shpërthim të muzikës tradicionale koreane përpara se ndriçimi të ndryshonte dhe të hidhte mbi urën një blu fantastike.
Markat globale luksoze kanë qenë të prirura kohët e fundit të zgjerohen në Korenë e Jugut me rritjen e muzikës K-pop dhe interesin global për projektet filmike dhe televizive të vendit.