Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Malësia e Madhe: Berisha-Meta e kërkojnë votën për t’i bërë karshillëk SHBA-së


Kryeministri Rama ka ironizuar koalicionin Berisha-Meta duke thënë se ka bërë për Shkodrën më shumë se çfarë kanë bërë të gjithë të tjerët.

Ai denoncoi kryebashkiakat demokratë të Shkodrës se kanë qenë pengesë për zhvillimin e qytetit.

“Ne për Shkodrën kemi bërë më shumë se çfarë kanë bërë të gjithë ata që kanë bërë ata. Rrugën Shkodër Velipojë, rrugën në Theth, stadiumin kush e bëri, urën që lidh Velipojën me Shëngjinin po e bëjmë ne apo ata? Të gjitha këto varen nga ne, nuk pyesim bashkinë. Ndërkohë që kam që kur kam vajtur për Shkodër për herë të parë si ministër i Kulturës që kam dashur të kem mundësinë për të ribërë kafen e madhe. Sot Kafja e Madhe është gati për t’u ribërë dhe kushedi sa vite shkojnë për leje dhe budalliqe. Shkodrën në qytet nuk kemi çfarë bëjmë fare se nuk kemi si të hyjmë aty. Është i vetmi stadium në botë që përballë tribunës vip dhe lavazhe dhe ofiçina që as nuk i prishën për të liruar sheshin para stadiumit” – tha Rama.

Ai tha gjithashtu se Berisha e Meta e kërkojnë votën e qytetarëve për t’i bërë karshillën SHBA-së, pasi kjo e fundit ka shpallur non grata ish-kryeministrin.

“Kurrë Shqipëria nuk ka qenë me e respektuar në sytë e botës, kurrë nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me më të mëdhenjtë e botës. Kush do të mendonte që Shqipëria do të kishte një ulëse në Këshillin e Sigurimit, që do të drejtonte OSBE, që do të mbante  samitin, këto nuk i ka sjellë bukuria e natyrës por Shqipëria kur kemi marrë detyrën ishte një vend që trajtohej si një vend i kategorisë së dytë. Ata që ishin para nesh ulnin kokën dhe mbanin pantallonat që mos u bini para fqinjëve dhe të huajve ndërsa sot u kërkojnë votën shqiptarëve t’u bëjnë karshillik SHBA-ve. Çfarë tradhtie është kjo për ata që besuan në PD. Për ne nuk ka demokrat e socialist kur vjen puna për të bërë detyrën.” – theksoi Rama.