Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se programi i kandidates së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Korçës, Ledina Alollit, për termoizolimin e banesave është një program që ju shërben të gjithë qytetarëve të Korçës dhe ul koston e jetesës..
Meta thotë se politika e koalicionit “Bashkë Fitojmë” synon uljen e kostos së jetesës dhe njëkohësisht përmirësimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët.
“Është një projekt që i intereson të gjithë qytetarëve të Korçës. I intereson aq shumë familjeve të Korçës që nuk përballojnë dot çmimet e jashtëzakonshme të druve, se edhe ato janë bërë monopol i Rilindjes.
1/3 e këtij projekti që i shërben të gjithë Korçës për termoizolimin është vlera e asaj kullës së korrupsionit dhe arrogancës së Rilindjes.
Ndaj të vrapojmë në këto dy javë me këtë program të mrekullueshëm edhe për termoizolimin e Korçës që paraqiti Profesore Ledina Alolli këtu bashkë edhe me ekspertin. Ta çojmë në çdo familje të Korçës, jo vetëm këtë program, por edhe programin e uljes së taksave, sepse gjithë politika jonë synon uljen e kostos së jetesës dhe njëkohësisht përmirësimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët”, shprehet Meta.