Vendosni fjalën kyçe....

Rivali i Erdoganit thotë se ringjallë bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE


Udhëheqësi i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu i ka thënë Financial Times se do ringjallë bisedimet e anëtarësimit në BE nëse mposht presidentin Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Kilicdaroglu tha të premten se ai ‘do lëvizte menjëherë drejt ringjalljes së bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE’, sipas fjalëve të gazetës.

Ish-nëpunësi civil 74-vjeçar, Partia e Republikës Popullore (CHP) të të cilit udhëheq Aleancën Kombëtare gjashtëpartiake, dënoi Erdoganin për kufizimin e lirive civile dhe tha se nëse zgjidhet, prioritetet e tij kryesore do ishin ‘ekonomia dhe demokracia’.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në 1987 dhe u njoh si kandidate në 1999. Negociatat për anëtarësim u hapën në 2005, por përparimi ishte i ngadalshëm dhe nuk ka pasur bisedime që nga viti 2016.

Zyrtarët e BE-së që atëherë e kanë dënuar Erdoganin për shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut, dhe Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian paralajmëroi në një raport të vitit 2017 se reformat kushtetuese që forcojnë kompetencat e tij mund të bien ndesh me ligjin e BE-së dhe të kërcënojnë ofertën e Ankarasë për anëtarësim.

Erdogan hodhi poshtë paralajmërimin e Brukselit.

“Ju mund të shkruani sa të doni raporte,” tha ai në atë kohë.

“Ne nuk i njohim raportet tuaja. Ne nuk do i njohim ato as në të ardhmen.”